07,09,2025

Grainca: Qytetarët po e mbështesin programin e PDK-së për rimëkëmbje

Must Read

Adelina Grainca, kandidate e PDK-së për deputete, bashkë me kolegët e saj, kanë takuar banorë të fshatit Mirosala, ku para tyre kanë prezantuar programin për Rimëkëmbjen e Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qytetarët e këtyre fshatrave po e mbështesin programin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo tha se me 14 shkurt, banorët e kësaj ane do t’i japin mbështetje të fortë PDK-së.

“Bashkë me kandidatët për deputetë, Gazmend Bytyçi dhe Lulzim Abazi, takuam qytetarët nga Mirosala. Prezantuam programin e PDK-së për rimëkëmbje dhe morëm mbeshtetjen e tyre”.

“Sikurse edhe në të kaluarën edhe mbrëmë Mirosala tregoi se vetëm PDK-ja është adresa politike e tyre. Faleminderit për mbeshtetjen!”, ka thënë Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img