15,11,2024

Grainca: Priten mbi 2 milion euro investime në Kosovë

Must Read

Zëvendësministri Grainca priti përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).
Mbi 2 milion euro investime presin ofertë nga institucionet.

Zëvendësministri i Financave Mustafa Grainca priti përfaqsuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (#OAK), të kryesuar nga kryetari i bordit Skender Krasniqi. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësuesit e qumështores Bylmeti , Afrim Berisha dhe Arben Ferati.

Ky takim kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe prezantimi i projektit që qumështorja Bylmeti, në bashkëpunim me investitor Holandez është duke planifikuar që ta realizoj në Kosovë në vlerë mbi 2 milion euro.
Kryetari i Odës afariste z.Skender Krasniqi, shtoi se mënyra e të bërit biznes në Kosovë po ndryshon nga qeveria në qeveri dhe se shteti duhet të jetë rregullues i biznesit. Njëkohësisht shteti duhet të bëjë analiza për të identifikuar kërkesën e tregut e pastaj të lëshoj leje për secilin biznes në bazë të kërkesës që është paraqitë në treg, duke mos lejuar të krijohet tepricë ofertuese.

Zëvendësministri i Financave Mustafa Grainca premtoi mbështetje maksimale për këtë projekt të prezantuar, në procesin e realizimit të tij, dhe njëkohësisht mbështeti kërkesën për subvencionim të bizneseve duke patur parasysh ndoshta edhe ndryshimin e kritereve përzgjedhëse, në funksion të pasurimit të procesit subvencionues në favor të bizneseve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img