Ferizaj

Grainca pret në takim përfaqësuesit e kompanisë gjermane WPD Europe GMBH

By FerizajPress

May 16, 2018

Zëvendësministri i Financave, Mustafa Grainca, sot priti n takim, përfaqësuesit e kompanisë gjermane WPD europe Gmbh, të prirë nga z. Andreas Cholet, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e prodhim të energjisë së ripërtritshme. Zëvendësministri Grainca, njoftoj investitorët lidhur me politikat fiskale konkretisht për masat e reja fiskale, të cilat kan hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, si dhe për përkrahjen në përgjithësi institucionale që ofron Republika e Kosovës për invetimet huaja. Në anēn tjetër, përfaqsuesit e kompanisë WPD, shfaqen interesimin e plotë për të bartur kapitalin e tyre investimor në Kosovë, i cili padyshim se do të krijonë mundësinë e rritjes së të ardhurave, si dhe punësimit.