12,04,2024

Grainca: Po punohet intensivisht në dy dokumente të rëndësishme për Ferizajn

Must Read

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, Drejtorisë së Urbanizmit i janë adresuar 1.204 kërkesa, prej të cilave shumica janë kryer, ndërsa 35 kërkesa janë në proces.

Drejtoria komunale e urbanizmit e Ferizajt është në vlugun e punëve rreth përgatitjes së dy dokumenteve të rëndësishme për të ardhmen hapësinore të komunës: planit zhvillimor komunal dhe hartave zonale.

Drejtori i kësaj drejtorie, Faik Grainca, bëri të ditur në një konferencë me gazetarë se përmes planit zhvillimor, do të qartësohet e ardhmja e ndërtimeve të larta dhe të ulëta në qytet e fshatra, përfshirë edhe infrastrukturën.
“Me ligjin e planifikimit hapësinor, përveç qytetit, edhe fshatrat duhet ta kenë kufirin e tyre ndërtimor, duhet të parashihen rrugët, krejt infrastruktura, toka bujqësore, toka që duhet të shfrytëzohet dhe krejt qëllimet e shfrytëzimit të saj. Domethënë, përveç që në qytet i përcaktojmë kufijtë e ndërtimeve të larta, jemi duke menduar që në disa fshatra të parashihen zona të veçanta, ku do të lejohet, apo do të jetë i obliguar edhe ndërtimi i lartë, krejt me qëllim që ta ruajmë, sa më shumë që është e mundur tokën bujqësore. Gjithashtu në qytet jemi duke e studiuar dhe analizuar gjendjen e banimit, do të përcaktojmë vijën, apo kufijtë ndërtimorë, kufijtë e ndërtimit të lartë, kufijtë e ndërtimit të ulët dhe krejt infrastrukturën. Jemi në vlugun më të madh të këtyre punëve dhe dua t’i falënderoj të gjithë punëtorët e urbanizmit për kontributin e tyre”, tha ndër të tjera Grainca.
Ai njoftoi se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, Drejtorisë së Urbanizmit i janë adresuar 1.204 kërkesa, prej tyre 845 janë kryer, 225 kanë të bëjnë me legalizimet, kurse vetëm edhe 35 kërkesa janë në proces.

U bë e ditur se gjatë këtij nëntëmujori janë dhënë 33 leje të kategorisë së parë, 18 leje të kategorisë së dytë, kurse kërkesat tjera kanë qenë për infrastrukturë, leje për rrënim, për renovim, leje mjedisore, pranime teknike, për rritjen e etazhitetit, për shfrytëzim të hapësirës publike etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja në Ferizaj, Agim Aliu: Të gjithë të tronditur, bashkëndiejmë me familjen e viktimës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur pas ngjarje së rëndë që ndodhi pasditen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img