24,04,2025

Grainca: Komuna e Ferizajt, në gjendje financiare shqetsuese!

Must Read

Sipas të dhënave të konfirmuara në Departamentin e Thesarit pranë Ministrisë së Financave, gjendja financiare e komunës së Ferizajt në kategorinë e investimeve kapitale si dhe në kategoritë tjera buxhetore, është shqetsuese , me pasoja të rënda për buxhetin e vitit 2018, e ndoshta dhe atë 2019.
Të dhënat flasin për një mori vendimesh të Gjykatave, e të Përmbaruesve privat, në vlera milionshme, të cilat duhet detyrimisht të ekzekutohen në llogari të operatorëve ekonomik, e për të cilat buxheti i vitit 2017 i komunës së Ferizajt nuk mund ti përballoj, në munges të mjeteve si dhe planifikimit buxhetor.
Një gjendje e tillë financiare e buxhetore, ka ardhur si rezultat i menaxhimit të dobët të planifikimeve buxhetore sidomos në kategorinë e investimeve kapitale.
Kjo gjendje financiare ka sjellur në situate të palakmushme edhe operatorët ekonomik, të cilët tani më janë të obliguar të humbin kohë dhe mjete financiare, për të arritur deri të përfitimi i pagesës së faturës e cila përmban punën e realizuar konform kontratave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img