24,11,2024

”Grafitet në shtëpinë e Graincës vepër e VV-së për t’ia hedhur fajin PDK-së”

Must Read

Gjatë natës së mbrëmshme në murin rrethues të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca në fshatin Cërrnillë të Ferizaj, u vendosën grafite ku shkruan “Bijat i shesim, votat i qesim”.

Rreth këtij grafiti deputetja dhe familja e saj nuk pranuan të flasin, megjithatë ata lajmëruan policinë, transmeton Televizioni Tema

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, tregon se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti në fjalë ende është në hetim.

“Jo, tani për tani nuk ka të dyshuar, Policia po grumbullon informacione në vazhdimësi”, u shpreh ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Metaj-Isufi, grafitet i quan gjuhë seksiste dhe që shfaqin urrejtje ndaj grave. Sipas saj, përmes këtyre grafiteve po tentohet të shpërfaqet mendësia se vajzat e gratë janë objekt i shitjes. Lidhur me përplasjet mes Vetëvendosjes dhe PDK-së se kush i ka bërë ato grafite, Metaj-Isufi thotë se askush nuk duhet ta marrë rolin e hetuesisë.

“Subjekti Partia Demokratike e Kosovës duhet të dalë me një deklaratë, pra duhet të distancohet nga kjo nëse nuk është e organizuar nga ta”, tha ajo.

Ndërsa, zëdhënësi i PDK-së në Ferizaj Selim Marevci, thotë se ideatorë të këtyre llojeve të sulmit është pikërisht Vetëvendosje. Sipas Marevcit kjo parti ka mundur të bëj një gjë të tillë vetëm që të akuzojë PDK-në.

“Gjithmonë Partia Demokratike ka qenë kundër këtyre llojeve të protestave e më së paku me lloje të tilla seksiste siç ka ndodhë me rastin e deputetes në fjalë, e më së paku tek sulmi i pronës private. Ne e dënojmë fuqishëm aktin e tillë dhe u bëjmë apel organeve relevante dhe të hedhet në dritë e vërteta. Me vet faktin që ky sulm u bë pas një muaji e gjysmë që ka dalë deputetja nga PDK, nuk le dyshime që PDK aspak nuk është pjesë e këtyre protestave të tilla. Nuk shkon shumë larg mendësh që Vetëvendosje të bëjë një gjë të tillë vetëm të akuzojë Partinë Demokratike”, tha Marevci, për Tv Tema.

Deputetja  Adelina Grainca e cila e fitoi mandatin duke garuar me PDK-në kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje gjatë seancës për zgjedhjen e presidentes ku dhe votoi për Vjosa Osmanin.

Ish-partia e saj, PDK, në vazhdimësi ka kërkuar nga Grainca që të jap dorëheqje nga pozita e deputetes dhe t’ua kthejë mandatin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img