03,07,2025

Grabovci pret që Qeveria ta procedojë demarkacionin

Must Read

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re. Në seancën e re për datën e së cilës do të vendoset nga anëtarët e Kryesisë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se Kuvendi është duke pritur Qeverinë që ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Grabovci I ka thënë gazetës ‘Epoka e re’ se është e rëndësishme që vendimi për demarkacionin të jetë në përputhje me interesin e shtetit, ruajtjen e tërësisë territoriale dhe vullnetin e qytetarëve.

Grabovci gjithashtu I ka bërë thirrje opozitës që të japë kontributin e vet konstruktiv në Kuvend, duke ofruar argument të cilat sipas tij, ndihmojnë në përcaktimin e drejtë të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img