17,06,2025

Grabitje me armë -arrestohen të dyshuarit

Must Read

Ferizaj.05.02.2017. Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje me armë”.

Ngjarja ka ndodhur me 27.01.2017 rreth orës 21:17 minuta në kazinon ,,ACT” e cila gjendet në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku të dyshuarit , A.T. (m/ sh/k 30 vjeç) dhe L.T.(m/sh/k 20 vjeç) , kan hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000 Euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë intervistimit,të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës,në tërësi kan pranuar veprën për të cilën akuzohen.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img