21,12,2025

Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet për marrjen e 30 mijë eurove

Must Read

Rreth 30 mijë euro dyshohet se janë grabitur në një këmbimore në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën ”Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) arrijnë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur”.

“Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img