Goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Share

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 30 mars 2026 rreth orës 20:03, kur i dyshuari raportohet se ka goditur me veturën e tij një automjet zyrtar policor.

Pas goditjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar më vonë nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

 

Të ngjashme: