22,12,2025

Goal.com intervistë me Pajtim Kasamin: Futbollisti shqiptar flet për karrierën e tij

Must Read

Pajtim Kasami është 2 herë fitues i ligës greke me Olympiakosin, njëherë fitues i kupës së Greqisë dhe njëherë fitues i “Puskas award” ose Golit të vitit nga FIFA dhe duhet cekur se është vetëm 26 vjecar, transmeton lajmi.net
Verën e kaluar Kasami u transferua tek skuadra e Sionit. Në sezonin e tij të parë me Sion, mezi i shpëtoi rënies nga liga. Vetëm duke i fituar tri ndeshjët e fundit Kasami me ekipën mbetën pjesë e superligës zvicërane.
“Ishte vit mjaft i vështirë”, tha Kasami për Goal.com. “Rrija në shtëpi me muaj të tërë pa i vizituar familjarët dhe shokët. Gjëra negative më rrethonin por mundohesha të qëndroja pozitiv dhe në fund të fundit ia vlejti” ka vazhduar ai.
Kasami u rrit në Andelfingen, pak kilometra larg Cyrrihut. Në moshën 18 vjecare nënshkroi me skuadrën e Palermos dhe atëherë veçse ishte fitues i Kupës së Botës, U-17, me kombëtarën e Zvicrrës. Nënshkrimi me Palermon erdhi duke iu falenderuar agjentit të tij Mino Raiola.
“I telefonova Minos dhe i kërkova të takohemi. Ai është mjaft i ashpër dhe kërkon që të shënosh gola dhe të kesh gjithmonë performanca të mira” ka thënë Kasami.
“Mendoj se viti im i tretë në Fulham ishte më i miri në karrierë. Luaja në çdo ndeshje.
Kalimin nga Fulham në Olympiacos e bëra për shkak të ndryshimeve në hierarkinë e klubit. Pas ndërrimit të trajnerit dhe pronarit, gjërat u bënë të pakjarta për të gjithë lojtarët. Isha i lumtur me transferimin. Kur pash se në klub po vinin edhe emra si Ibrahim Afellay, e kuptova se po kaloj në një klub që do të fitoj tituj.” shtoi Pajtimi.
Kapitullin tjetër në karrierën e Kasamit nuk e dim ende, por, lidhja emocionale që ka krijuar me klubët e mëhershme e bën Kasamin një karakter unik. Besimi në vetvete dhe këmbëngulja do të jenë çelsi i rikthimit në ditët e lavdishme për Kasamin, transmeton goal.com. Shqiptari nga Maqedonia, me pasaportën zvicerane  e di se ky rikthim kërkon qetësi dhe durim. /Lajmi.net/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img