27,07,2024

Gjyqësori në komë po ua nxin jetën qytetarëve

Must Read

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë ngritur shqetësimin e tyre për numrin e madh të lëndëve akoma të pazgjidhura, që besohet se janë mbi 400 mijë sosh. Sipas tyre, një gjendje e tillë cenon në radhë të parë të drejtat elementare dhe liritë e qytetarëve për të realizuar të drejtat e tyre dhe duke i privuar kësisoj ata nga këto të drejta. Ndaj, është shtruar edhe pyetja se a është drejtësia kosovare në një komë të thellë, ngase numri kaq i madh i lëndëve të pazgjidhura dhe që po rriten në vazhdimësi, derisa, sipas një kalkulimi, lëndët në fjalë i bie të jenë sa gjysma e popullatës aktive, që si rrjedhojë për sa kohë të ketë grumbullim të tillë të lëndëve nuk do të ketë as drejtësi për qytetarët, shkruan gazeta Kosova Sot.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mosefikasiteti i organeve dhe institucioneve të drejtësisë çon drejtpërdrejt në mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe të vetë Gjyqësorit, dhe rrjedhimisht, sipas tij, ky mosefikasitet është treguesi më i mirë për mosefikasitetin e gjyqtarëve në zgjidhjen e shumë lëndëve që presin me vite për t’u ndarë drejtësia, derisa, siç tha, kjo njëherësh atakon drejtpërdrejt në rend të parë vetë qytetarin dhe të drejtën e tij themelore për të pasur drejtësinë e për të realizuar të drejtën e tij, duke e privuar kësisoj nga këto të drejta. “Vetë volumi i kaq lëndëve, që presin me vite për t’u zgjidhur, janë një kaos i vërtetë në sistemin tonë gjyqësor, por edhe një anë e errët për vetë këtë sistem të drejtësisë kosovare, dhe derisa nuk ka efikasitet në zgjidhjen e kaq shumë lëndëve gjyqësore, as që mund të mendohet dhe të flitet për një shtet ligjor dhe funksionimi i këtij shteti përmes sistemit të drejtësisë. Mbase për këtë mosefikasitet të Gjyqësisë, përkatësisht gjykatave, në moszgjidhjen e këtyre lëndëve, e që këtu hyjnë mjaft lëndë me përmbajtje edhe të veprave të rënda penale, pa lënë anash edhe ato në natyrave të tjera, qofshin të asaj ekonomike, të korrupsionit, të krimit të organizuar etj., është një gjendje e rëndë, dhe deri më tash e pashëruar për vetë rolin dhe funksionimin e drejtë- sisë në Kosovë, ku kjo vë barrën e përgjegjësisë dhe etikës profesionale, por edhe llogaridhënies drejtpërsëdrejti në vetë gjyqtarët dhe ata që ekzekutojnë këto lëndë dhe janë të thirrur për ta ndarë drejtësinë”.

Dibrani: Pa sistem efikas të drejtësisë, nuk mund ta ndërtojmë shtetin e së drejtës

Tutje, Kelmendi ka nënvizuar se vetë gjendja e paprecedent e këtyre gjykatave, përgjithësisht të tri niveleve, që nuk kanë mundur me vite t’i zgjidhin mbi 400,000 lëndë të veprave të ndryshme, shtron edhe pyetjen se çka punojnë ata gjyqtarë, të cilët, siç tha, janë përgjegjës para detyrës dhe etikës profesionale. “Andaj, është e papërgjegjshme dhe e pashpjegueshme se si ka mundësi që me vite më shumë se një dekadë, në akëcilat lëndë qytetari nuk ka mundësi që ta realizojë të drejtën e vet në ndarjen e drejtësisë. Atëherë, për çfarë gjykatash po flasim ne, po ashtu për çfarë gjyqtarësh, për çfarë sistemi të drejtësisë e për çfarë shteti të së drejtës po flasim ne? Pra, mjerisht, gjendja e tillë lë shumë për të dëshiruar në funksionimin, efikasitetin dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, derisa në anën tjetër ky është edhe treguesi më i mirë se sa larg standardit evropian është drejtësia jonë, dhe më në fund duhet ta kuptojnë vetë bartësit e sistemit që ndajnë drejtësinë, se pa sistem të drejtësisë efikas dhe pa shtet ligjor funksional nuk mund ta ndërtojmë as shtetin e së drejtës, ku sundon ligji, e drejta dhe sistemi i drejtësisë së pavarur”, është shprehur Kelmendi.

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, ka veçuar se kjo shifër e numrit të lëndëve të patrajtuara e bën gjendjen vërtet shqetësuese dhe tepër të ngatërruar, derisa, sipas tij, të gjithë ata gjyqtarë që kanë marrë paga janë përgjegjës për një gjendje të tillë pasi, siç tha, nuk është i njohur ndonjë krim më i madh sesa ai që t’i nxihet liria dhe jeta e një populli të tërë, ku, sipas tij, nuk thuhet kot se lëmshi i zgjidhjes së problemeve është drejtësia në Kosovë. /Kosova sot

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img