19,11,2024

Gjykata u shqipton një muaj paraburgim të dyshuarve për “kontrabandim me emigrantë”

Must Read

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.K dhe Z.C. që nga fillimi i muajit shkurt 2017 e deri në momentin e arrestimit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë kontrabanduar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “dy të pandehurit në bashkëpunim dhe kombinim të plotë edhe me të dyshuarit tjerë, që për momentin janë në arrati,fillimisht kanë arritur të kontaktojnë me persona që janë të interesuar për të udhëtuar jashtë vendit në shtetet e Evropës, i kanë siguruar dhe furnizuar me dokumentacion të rrejshëm e pastaj duke shfrytëzuar automjete të ndryshme të marra me qira, dhe nëpërmes autobusëve që udhëtonin në ato relacione i kanë dërguar emigrantët deri te kufiri të cilin e kalonin në këmbë, me qëllim të arritjes së destinacionit të dëshiruar pra varësisht nga destinacioni i vendit ku dëshironin të shkonin ata ishin të detyruar të paguanin shumën prej 2.000 deri në 3.000 euro”.“Me këto veprime dyshohet se të pandehurit B.K dhe Z.C kanë kryer veprën penale Kontrabandim me emigrantë nga neni 170 par. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img