07,10,2024

Gjykata u ka shqiptuar masë sigurie katër të dyshuarve për kontrabandim të arit e argjendit.

Must Read

8 personave të cilët u arrestuan të enten në aksionin e policisë që rezultoi me konfiskimin e 26 kilogramëve të arit dhe 33 të argjendit, u janë caktuar masat e sigurisë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Të dyshuarve Ibrahim Ballkan, Visar Ibraj, Gani Ibraj dhe Bujar Ibraj u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga gjyqtari i procedurës paraprake Agim Maliqi.

Për dallim prej katër të dyshuarve të parë, për Shenoll Ballkanin, Ardit Ibrajn, Taulant Lajçin dhe Haki Ibrajn, gjykata nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorit special Agron Bajrami për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Haki Ibrajt, Asdren Hoxha.

Hoxha tha se ndaj të mbrojturit të tij, nuk ka pasur prova që mbështesin pretendimin e prokurorit për caktimin të paraburgimit.

“Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për caktim të paraburgimit për të mbrojturin tim, sepse mbrojtja ka argumentuar se nuk janë përmbushur rrethanat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale për caktim të paraburgimit”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është mbajtur dje, ndërsa vendimi nga Gjykata në Ferizaj është marrë sot.

Policia e Kosovës dje në një konferencë për media njoftoi se përveç arrestimeve dhe konfiskimit të metaleve të çmuara, ka konfiskuar edhe 5800 euro, tri vetura e një autobus me të cilat janë bartur ari e argjendi që dyshohet të jetë i kontrabanduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img