Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte projekti i fundit, në të cilën populli shqiptarë i Kosovës arriti të prekte ëndrrën shekullore, në kërkim të lirisë. U dashtë mund, djers e gjak për të arritur deri këtu. Për më shumë u deshën dekada e shekuj, që të vinte koha të ëndërronim në liri.
Erdhi liria, por bashkë me të erdhën edhe linçimet, qoftë nga eksponentët ndërkombëtarë, të cilët nuk ia dëshiruan kurrë të mirën vendit tonë, por edhe bashkëpunëtorë (fundërrina) të periudhës së okupimit serb.
Përgjatë këtyre dy dekadave të çlirimit të vendit, luftëtarët asnjëherë nuk pushuan së kërcënuarit e shantazhuarit. Kësaj radhe jo nga administrata serbe, por nga një pjesë e faktorit ndërkombëtarë, të cilët synonin ti ndjekin politikat serbe brenda misionit të tyre. Ndoshta ishin të paguar, lloj i mercenarëve për të shtrembëruar të vërtetën historike. Këtij karvani thumbimesh e linçime ndaj çlirimtarëve gjetën përkrahje edhe nga brenda vendit, njerëz të cilët shpirtin e tyre ia kishin shitur dreqit. Ata nuk lanë gurë pa prekur, për të gjetur dëshmi me të cilat do ti inkriminonte luftëtarët e UÇK-së ne krime. Deri më tani nuk kanë arritur ti sigurojnë, sepse edhe unë, edhe populli, edhe ju ndërkombëtarë, e dini se këto janë sajesa, nuk ka asgjë të vërtet në këtë mes, sepse bëmë një luftë të drejtë. S’do mend se ne si shoqëri jemi shumë gjykues, e duke marrë për bazë këto gjykime, kishin fatin që shumë luftëtarë çlirimtarë të kalonin nëpër filtrat e drejtësisë. Asnjëherë nuk u argumentua asgjë, e kurrë nuk ka për tu argumentuar, sepse të gjitha këto akuza, janë si rezultat i politikave të pista të regjimit serbë, të cilët nën petkun e njerëzve liberal, kanë arritur ta marrin syrin e vëmendjes nga BE si viktimë, e asnjëherë nuk po shihen sikur agresion, të cilën sponsorizuan shpërthimin e luftimeve nëpër ish-Jugosllave.
Ne shqiptarët e Kosovës, dikur ishim të kalitur nga padrejtësitë që na bëheshin nga sistemi i drejtësisë, sepse nuk pritnim ndryshe, ishim nën okupim, por kishim shpresë, kishim besim në drejtësinë ndërkombëtare, pa na shkuar në mendje se edhe ata mund të jenë argat të dreqit.
Aktakuza që u lansua në momentet më delikate për Kosovën, atëherë kur ,,Shtëpia e Bardh” po bënte përpjekje për tejkalimin e ndasive shekullore, ndërmjet dy kombeve në Ballkanin Perëndimorë, Evropa sikur dikur, më bënë ta gjykoj, sepse mbrapa të gjitha këtyre zhvillimeve po fshihet një e madhe, por fshihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet mospajtimeve shekullore shqiptaro-serbe.
E di se shumë nga ju nuk do të pajtoheni me këtë konstatim timin, ndoshta edhe nuk qëndron, por zhvillimet në vend më bëjnë të besoj në konspiracion politike, pasi që edhe vetë Gjykata Speciale është politike, e një anshme dhe shumë raciste. Kur them raciste, për vetë faktin se agresioni serbë, i cili ka shkaktuar qindra masakra nëpër territoret e Kosovës, i ju është rregulluar komoditeti për të qëndruar në vëzhgim, duke i parë proceset e montuara kundër çlirimtarëve, e duke e shfajësuar gjenocidin serbë në Kosovë.
Në këtë kohë, më bije ndërmend periudha e patriotit të kohës, mendjeprehrit, politikanit Hasan Prishtina. Pa dashur të shkruaj biografin e tij prej patriotit, por momentet për vendime të mëdha.
Edhe në këtë moment më vjen natyralist pyetja edhe për ju të nderuar qytetarë.
Athua pse Hasan Prishtina nuk ishte në Vlorë?
Historianët e dijnë, e dinë populli në përgjithësi, por ata nuk flasin. Heshtja u duket më e mirë se për ta thënë të vërtetën. E morra figurën e Hasan Prishtinës jo për të bërë krahasime, por për të servuar në shtëpitë e juaj, në mendjen tuaj, për të gjithë ju populli im se ku ndodhej. Ishte internuar në Beograd. Deri sa u morrin vendimet përfundimtare mbi Shqipërinë e vitit 1912, ky është fakti, se pse Hasan Prishtina e shumë patriot të kohës, nuk ishin prezent në punimet e Kuvendit të Vlorës.
A thua se historia po përsëritet?
Hasan Prishtina ishte politikan shembullorë, mendjepreht, shqiptarë me shpirt, tolerant, i cili nëpër secilin fjalim që zhvillonte ishte shumë përmbajtsorë, i guximshëm, i pathyeshëm nëpër secilin ballafaqim.
Pa dashur të bëjë krahasime me figurën e Hasan Prishtinës, dyshimet më qojnë në guximin, trimërinë, qëndrim stoik të Presidentit të Kosovës z.Hashim Thaqi dhe të bashkëluftëtarit të tij z.Kadri Veseli, në përballje të drejtpërdrejt me delegacionin e Serbisë, të ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtarë.
Duke parë aktivitetin dy dekadeshe të pasluftës në politik të z.Hashim Thaqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, më bënë të besoj, se edhe kësaj radhe Evropa po na kthen në kohë, na bëjnë të mendojnë se kanë frikën e ballafaqimi të drejtpërdrejt, nga kërkesat e presidentit të Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës brenda administrimit të Kosovës, ndoshta pa qëllim na bëjnë ta kujtojmë epokën e Hasan Prishtinës.
Vëllezër shqiptarë, ngado që ndodheni, në dyert e Kosovës po vijnë ,,RETË E ZEZA”, sikur atëherë, për ta gjunjëzuar e nëpërkëmbur faktorin e luftës, për ta pasur më lehtë shkurtimin e këmishës për Kosovën, ashtu siç dëshirojnë ata.
Jam i bindur se edhe ju që u ekzaltuat fillimisht për këto akuza ndaj këtyre dy figurave patriotike, dy luftëtar lire, dy eposeve të kohës, jeni penduar, por sikur të mos e kishit ndërruar mendjen, ka ardhur koha, ka ardhë momenti për t’i ruajtur e kultivuar ndjenjat patriotike, për ti mbrojtur luftëtarët e vërtet të UÇK-së, sikur atëherë, që i mbajtët nëpër shtëpit e juaja duke e ndarë kafshatën e bukës së fëmijëve tuaj me të.
Mos bini preh e njerëzve të dikurshëm që i shërbyen administratës serbe. Ata edhe sot janë në mesin tonë. Ata edhe sot janë në luftë, për ti eliminuar e shfaruar në tersi luftëtarët. Asnjëherë s’kanë për ti arritur qëllimet e tyre, sepse ju populli im i dashur jeni dëshmitarë, ju ishit të persekutuarit, ju ishit të shtypurit, ju ishit njerëz të dorës së dytë në kohë okupimi.
Ta mbledhim mendjen, të bashkuar, sikur atëherë, fitorja është e Kosovës.
Deri më tani, nëpër të gjitha proceset ndërkombëtare të drejtësisë, ushtarët e lirisë kanë triumfuar, sepse e vërteta ishte në anën e tyre, edhe kësaj radhe jam thellë i bindur, se nuk ka vend për shqetësim, sepse fundi i këtij procesi do të jetë në të mirë të popullit të Kosovës, e në gjithë këtë vorbull, po tentohet të luhet me fatin e popullit.
Dhashë zoti, që fare të mos konfirmohet aktakuza, që të vazhdoj procesi në Kosovë, por edhe sikur ajo të shpallet, jam i bindur në pafajin e dy liderëve të Kosovës, të cilët do të kthehen në Kosovë si fitimtarë.
Kosovës, vendit tim, vendit tuaj, ende nuk ju është ndarë gazepi
Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Ferizaj 26.06.2020 MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë)
Veteranë i UÇK-së