Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.K, A.A dhe L.M, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 3 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, përkatësisht të pandehurve A.A dhe L.M edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kotrroll ose posedim të paautorizuar te armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurve R.K, A.A dhe L.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.29.06.2018 deri me dt. 29.07.2018. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.K, A.A e L.M, kanë kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 3 lidhur me veprat penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 dhe Ndihma në kryerjen e terrorizmit nga neni 137 par.3 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjykata ka konstatuar se pasi ekzistojnë të dhënat se të akuzuarit kanë qenë në përgatitje të akteve terroriste në Kosovë, andaj kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, të njëjtit mund të përsërisin veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, karakteristikat e tyre personale dhe rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar në vazhdimësi.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/
Must Read