01,02,2025

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës anulon rezultatin e referendumit në Republikën Serbe

Must Read

Sipas këtij vendimi, ky referendum nuk ishte në pajtim me Kushtetutën e Bosnjës.

Në mbledhjen e mbajtur në Sarajevë, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e anëtarit të presidencës të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq dhe të tjerëve “për zgjedhjen e ngërçit kushtetueso-ligjor me entitetin Republika Serbe” në lidhje me mbajtjen e referendumit republika, transmeton lajmi.net.

Siç thuhet, ky vendim është marrë pasi që referendumi është mbajtur në bazë të vendimit për shpalljen e referendumit republikan nga 15 korrikut për të cilin Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është në pajtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe ishte nëse e mbështesin propozimin që “Dita e shtetësisë” të jetë më 9 janar, që përputhej me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

​Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të zhdukuri në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur. Siç...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img