28,11,2025

Gjykata e Prizrenit dënon dy ferizajas për trafikim me drogë

Must Read

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke iu caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj të pandehurve nga Ferizaj me inicialet F.K. dhe R.G.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 27.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në fshatin Vërmicë me automjetin e markës “Golf” gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë, konkretisht në motorin automjetit, janë gjetur substanca narkotike në peshë prej 1.995 gr. me qëllim të shitjes apo shpërndarjes e cila është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.

Me këtë veprim, të pandehurit me inicialet F.K. dhe R.G. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img