13,01,2026

Gjykata Dënon Propaganduesin e ISIS-it nga Hani i Elezit

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon Samet Imishtin me 7 muaj burg.

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka shqiptuar dënimin me 7 muaj burgim dhe tetëqind (800) euro gjobë, të pandehurit Samet  Imishti për veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Imishti akuzohej se “në mënyrë publike përmes  Facebooku, prej muajit maj deri në fund të muajit nëntor 2015, në shkrimet, postimet dhe komentet e tij i ka lartësuar dhe i madhëruar personat që luftojnë përkrah ISIS-it si “Trima të vërtetë”, “Luana me mjekër”, “Se të gjithë myslimanët e vërtet janë ISIS”, “Unë jam ISIS”, “Vetëm ISIS-i mund të çliroj shqiptarët nga serbo-sllavët maqedonë”, “ISISI do ta çlirojë edhe Kosovën”, “ISIS-in do ta presim me lule”, “Mirëseardhshin”, “Insha-Allah ia fillojnë edhe në Kosovë sa më parë”, duke nxit në këtë mënyrë persona apo grupe të personave që t’iu bashkohen formacioneve të armatosura të organizatës terroriste ISIS”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img