26,12,2024

Gjykata amerikane shpall të pafajshëm togerin e FSK-së, për abuzim seksual të një të miture

Must Read

Ai ishte arrestuar nën dyshimin për abuzim seksual me të një të mitur, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë amerikane dhe është liruar nga të gjitha akuzat ndaj tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express babai i togerit, Ilmi Sekiraqa, i cili ka thënë se i biri i tij pritet të kthehet në Kosovë gjatë fundjavës.

Ilmi Sekiraqa ka treguar se familja e tij është ndier shumë keq pas lajmeve në media për akuzat e ngritura në SHBA ndaj togerit të FSK’së, të cilat, siç thotë ai, i kanë dëmtuar reputacionin ushtarakut dhe tërë familjes.

Ilmi Sekiraqa ka thënë se tani e tërë familja ndihet e lehtësuar që i biri i saj është shpallur i pafajshëm në SHBA.

Togeri Ismail Sekiraqa, 23-vjeçar, kishte shkuar në trajnim në SHBA me 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy palëshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA’së në fushën e mbrojtjes.

Ismail Sekiraqa kishte ndjekur atje trajnimin bazik për oficer të MKAB (Mbrojtje Kimike Atomike dhe Biologjike), sipas zëdhënësit të MFSK’së, Ibrahim Shala.

Togeri Sekiraqa ishte suspenduar me pagesë nga MFSK, pas dyshimeve të ngritura ndaj tij se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur më tetë dhe nëntë qershor.

Të afërmit e të miturës patën akuzuar Ismail Sekiraqën për dhunimin e vajzës në dy raste të ndara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img