22,12,2025

Gjuriq sot në Kosovë, Policia e Kosovës do ta përcjell deri në kufi

Must Read

Ashtu siç është konfirmuar nga MPJ-ja, Gjuriq ka marrë leje për këtë vizitë, shkruan lajmi.net.

E në Kosovë ai pritet që të takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Mediat lokale kanë raportuar se takimi do të fillojë në orën 15:00.

E Policia e Kosovës është në gatishmëri që gjithçka të jetë sipas planit, dhe kjo vizitë të kalojë pa incidente.

Zëvendës-komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për lajmi.net se për një vizitë të tillë nuk ka nevojë për masa shtesë të sigurisë, mirëpo se Gjuriq do të përcillet vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

“S’ka nevojë për masa shtesë të sigurisë, kjo është përcjellje e autorizuar prej Qeverisë dhe policia e ka për detyrë ta përcjellë, janë obligimet e atyre njësive të cilat e bëjnë përcjelljen ndërkaq që nuk ka nevojë për masa të tjera”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

E Gjuriq, nga Policia e Kosovës do të përcillet deri sa të dalë nga territori i vendit.

“Në bazë të agjendës, Policia e Kosovës duhet ta përcjellë deri sa ta liron territorin e Kosovës”, ka thënë tutje Hoti.

Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar në Mitrovicën e Veriut më 26 mars të këtij viti, pasi që ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img