02,02,2026

Gjuriq kërcënon institucionet e Kosovës: Lironi serbët ose s’ka dialog

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë serb në komunën e Gjilanit, saktësisht në Ranillug.
Ndërkohë është pikërisht Drejtori i Zyrës së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili u ka vënë afat institucioneve të Kosovës, për lirimin e serbëve.
“Nëse pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.
Ai theksoi se ky mesazh është i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar për këtë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pesë personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendit që kalojnë në Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img