25,11,2024

Gjukanoviq heq dorë nga pozita e kryeministrit

Must Read
Millo Gjukanoviq

Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës me të cilën kryesoi Gjukanoviq, kumtoi se do ta nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit.

PDS-ja fitoi në të gjitha 11 zgjedhjet nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi para 25 viteve, shkruan DPA.

Më 16 tetor partia fitoi 35 nga gjithsej 81 mandate në Parlament, ku për pak i fitoi katër partitë opozitare, të cilat arritën konsensus rreth një pike të vetme, rrëzimin e Gjukanoviqit, të cilin e emëruan si politikan jashtëzakonisht të korruptuar.

Gjatë natës zgjedhore, Gjukanoviq deklaroi se PDS-ja do të vazhdojë të qeverisë me aleatët e tij, Partinë e vogël socialdemokrate dhe katër përfaqësuesit e pakicave etnike ose me gjithsej 42 vota në Parlament.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img