19,11,2024

INPO: Gjuha e debatit në Kuvendin Komunal të Ferizajt – peng i interesave personale

Must Read

Organizata INPO shpreh shqetësim për  gjuhën e debatit  të përdorur në mbledhjen e fundit të  Kuvendit Komunal të Ferizajt. Akuzat dhe fyerjet ndërmjet drejtorit të drejtorisë se shëndetësisë z.Burim Karameta dhe anëtarit të kuvendit z.Hesat Shatrolli rreth statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e debatit demokratik, kulturës politike dhe praktikës parlamentare.

Seancat e KK-së, janë shndërruar në arenë debati bosh dhe destruktiv. Një frymë e tillë është në kundërshtim me interesin publik dhe pengon punën normale dhe efikasitetin e Kuvendit.

Kryesuesi i Kuvendit, z.Faruk Guri, në vend se të ndërmarrë masa sipas rregullores së punës së Kuvendit ndaj z.Hesat Shatrolli dhe z.Burim Karameta, e pamundësoi debatin rreth statusit të QKMF-së. Ua mohoi këshilltarëve të drejtën e fjalës dhe diskutimit, duke e shkelur parimin e barabarësisë së anëtarëve.  Në këtë seancë janë prezantuar shumë pika të rendit të ditës, disa prej të cilave me materiale pjesërisht të disponueshme për Kuvendin.

INPO vlerëson së Kuvendi Komunal, si organi më i lartë vendimmarrës në komunë nuk është duke zbatuar të drejtat dhe obligimet e veta ligjore karshi kontrollit dhe mbikëqyrjes së ekzekutivit dhe përmbushjes së misionit të tij dhe mbrojtjen e interesave të komunës në përgjithësi.

INPO i bën thirrje të gjithë anëtarëve të  kuvendit dhe ekzekutivit që të vendosin marrëdhënie të mirëfillta të kontrollit dhe bashkëpunimit, duke promovuar debat demokratik konstruktiv në shërbim të interesit qytetarë dhe zhvillimit të politikave të mira për komunën, thuhet në komunikatën lëshuar nga INPO.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img