07,07,2025

Gjuan me armë në Prelez të Ferizajt, policia i konfiskon armën

Must Read

Mbrëmë, rreth orës 22:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar në një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka gjuajtje me armë.

Në lidhje me ketë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma me tetë (8) fishek i janë sekuestruar. 

I dyshuari me inicialet E.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img