10,09,2025

“Gjon Serreçi” e “Naim Frashëri” kampion në garat shkollore të pingpongut

Must Read

Në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj u mbajtën garat tash më tradicionale të shkollave të mesme të ulëta në pingpong për nder të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku këtë vit kishte numër rekord të nxënësve të cilët morën pjesë 200 nxënës meshkuj e femra. Kjo garë u mbajt nën patronazhin e DKRS-së në bashkëpunim me Shoqatën e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor dhe Klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe me një organizim profesional nga koordinatori i kësaj gare prof.Ylli Maloku.

Pas një maratone të gjatë pothuajse 6 orë garë në të dy kategoritë u arritën këto rezultate:

Femrat
Shmu”Gjon Serreçi” vendi i parë
Shmu”Astrit Bytyçi” vendi i dytë
Shmu”Naim Frashëri” vendi i tretë
Shmu”Jeronim De Rada” vendi i tretë

Meshkujt
Shmu”Naim Frashëri” vendi i parë
Shmu”Ismail Qemali” vendi i dytë
Shmu”Muharrem Shemsedini”vendi i tretë
Shmu”Halit Ibishi”vendi i tretë

Në fund të garës mori fjalën përmbyllëse kryetari i Shpkfssh Bashkim Thaçi i cili i përgëzoi për suksesin që kanë arritur shkollat.
Krejt në fund nga organizatorët për më të mirët u ndanë mirënjohje e medalje për shkollat fituese dhe u njoftuan se shkollat kampione do të përfaqësohen në garat regjionale.

16790530_958526787611150_1028546708_n 16808513_958526780944484_142582635_n 16788149_958525927611236_497312777_n 16788126_958525917611237_1969590627_n 16780437_958526797611149_588078008_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img