15,08,2025

Gjobitet qytetari, hedhi mbeturina afër ujësjellësit

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë
personin, i cili kishte hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së
Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë,
është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë’’
Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në
Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori
dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtje dhe ju shqiptua dënimi
prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon
qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet
që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të
afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat
kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë, shkaku i zjarrit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoj se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img