12,09,2025

Gjobë 500 euro dhe një vit heqje e patentë shoferit ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Must Read

Policia Rajonale e KomunakacionitRrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi, në 28-vjetorin e aksionit të parë të UÇK-së në Ferizaj

Ferizaj, 12 shtator 2025 – Sot në Ferizaj u përkujtua një nga momentet më të rëndësishme të historisë së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img