Nesër do të mbahet shorti për takimet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Zyrtarët e klubeve më të mëdha në Evropë do të jenë të pranishëm në Nyon të Zvicrës, për të zbuluar kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Blic.
Ku do të mbahet shorti?
Shorti do të mbahet të premten me 15 prill në Nyon të Zvicrës, ku katër klubet e mbetura pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën gjysmëfinale.
Kur fillon shorti?
Shorti për fazën gjysmëfinale fillon në ora 12.30 (11.30 me orën e Britanisë së Madhe)
Cilat ekipe janë në short?
Klubet të cilat pritet të mësojnë fatin e tyre janë Bayern Munchen, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City.
Kur luhen ndeshjet gjysmëfinale?
Takimet e para luhen në datat 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.
Kujtojmë se menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve do të mbahet edhe ai i Europa League. /Gazeta Blic/