Për here të parë në Kosovës, këtë vit në qytetin e Ferizajt do të mbahet festivali i muraleve i cili do të fillojë ditën e premte. Sipas drejtorit të kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, ky festival është i pari i këtij lloji dhe ka karakter ndërkombëtarë i cili po mbahet për herë të parë në Kosovës, por edhe në rajon.
“Është kënaqësi dhe krenari që qyteti i Ferizajt merr primatin sa i përket organizimit të një festivali të tillë, i cili nuk është as në rajon, por as në trojet shqiptare, dhe po ndodh për herë të parë dhe ka karakter ndërkombëtare”, ka thënë drejtori Ferati.
Këshilli organizativ i cili përbehej nga shoqata e artistëve figurativ ”Zef Kolombi”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, shoqëria civile si dhe mediat janë pjesë e organizimit të këtij festivali.
“Ky këshill ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura ku kohë me parë janë shpallur edhe të gjitha konkurset për skicat ndërkombëtare për përzgjedhjen e muraleve, dhe ajo pjesë ka përfunduar ku tashmë është bërë përzgjedhja e muraleve , është punuar me gjithë ekipin. Gjatë këtij festivali do të realizohen tri murale, do të jetë një mozaik dhe dy grafitë 3d si dhe do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera të cilat do të organizohen nga Drejtoria e kulturës në kuadër të këtij festivali”, ka thënë drejtori Ferati.
“Festivali i muralve është një risi jo vetëm në Ferizaj por edhe në rajon. Është një Festival Ndërkombëtarë ku përfshihen 10 artistë të huaj dhe 25 artistë tanë. Ceremonia e hapjes do të bëhet më 16 shtatorë në mbrëmje. Në agkjendën e këtij Festivale janë paraparë që përveç bërjes së muraveve ka edhe aktivitete tjera . Në kuadër të kësaj agjende janë paraparë edhe vizita sin ë Jezerc dhe te Bifurkacioni që kanë për qëllim edhe promovimin e e anëve turistike të qytetit të Ferizajt” tha Lebibe Topalli,kryetare e shoqatës së artistëve figurative “Zef Kolombi” në Ferizaj
U bë e ditur se gjatë këtij festivali do të jenë 10 mysafirë ndërkombëtare dhe 25 të tjerë nga Kosova, ku 35 artistë do të realizojnë muralet me mozaik por edhe me grafitet 3d.