27,12,2024

Gjithçka gati për festivalin e këngës “Kosovarja këndon”

Must Read

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë të gjitha përgatitjet për festivalin e këngës popullore “Kosovarja këndon” që do të mbahet të hënën me 28 nëntor në Ditën e Flamurit shqiptar.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Naim Feratit, në këtë festival do të marrin pjesë 14 pjesëmarrëse, ndërsa mysafirë special të estradës do të jenë nga qyteti i Shkodrës dhe Tiranës. Festivali do të mbahet për 44-tën here me radhe dhe kësaj radhe do të mbahet në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, duke filluar nga ora 17:00.

Sponzor të këtij festivali janë, Ministria e Kulturës së bashku me Komunën e Ferizaj, ndërsa sponzor medial do të jetë televizioni Tema.

U bë e ditur se nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, me aktivitete të ndryshme do të shënohet festa e 28 nëntori. Pra të hënë duke filluar nga ora 10:00 në mënyrë të organizuar do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa në orën 11:00 afër stacionit të policisë në Ferizaj do të bëhet inaugurimi i shtatores së heroit të kombit “Ahmet Kaqiku”.

15170941_1339781802723306_5771713647780937470_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img