19,12,2024

Gjithçka gati për “Ditët e Kulturës Ferizaj 2019”

Must Read

Sot në Ferizaj do të fillojnë “Ditët e Kulturës” një eveniment i kulturës, i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, hapja solemne e “Ditëve të Kulturës” do të bëhet me hapjen ekspozitës kolektive të Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi” për të vazhduar tutje me shfaqjen “Koprraci” me regji të Eli Nurës.
“Artdashësit dhe dashamirësit e kulturës kanë një rast të mirë të njihen me rrjedhat e krijimtarisë kulturore dhe t’i shijojnë ato vlera që po krijohen në këtë mjedis. Nesër do të vazhdohet me garat e recitatorëve këto gara janë aktivitete në bashkëpunim edhe me shkollat fillore dhe të mesme të organizuara nga Klubi Letrar “De Rada” dhe Teatri “Adriana”, ku të gjitha shkollat janë njoftuar me kohë dhe kanë pasur mundësinë e përzgjedhjes së nxënësve për të marr pjesë në garat e recitatorëve. Gjithashtu do ta kemi edhe Festivalin “Fëmijët e Gëzuar”, që do të jetë pak më ndryshe nga viti i kaluar, duke pasur parasysh që këtë vit do t’i kemi dy interpretime përpos interpretimit play back, do të ketë edhe interpretime live, ku edhe juria do ta ketë mundësinë më të lehët për përzgjedhjen e më të mirëve”, tha drejtoresha.
Ajo ka thënë se me datën 8 qershor do të shënohet edhe dita e shkollës së mesme të muzikës “Çesk Zadeja”, ku ata do të organizojnë një koncert festiv, ku do të bëhet edhe prezantimi i albumit “Exodus” nga Isak Maloku, nën përcjelljen e Rock Ginis.
U tha se është organizuar edhe një aktivitet tjetër letrar kushtuar dëshmorit të kombit Astrit Bytyqi e titulluar “Ora e Astrit” aktivitet ky organizuar nga Klubi Letrar “De Rada”, i cili njëherësh është edhe konkurs letrar që mbahet në kuadër të Ditëve të Kulturës.

E veçanta e “Ditëve të Kulturës”, sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, është Festivali “Ferforest”, festival ky ndërkombëtare muzikor i kampingut.
“Në ndërkohë do ta kemi një solo koncert me 10 qershor që do të mbahet në teatër ku do të interpretojnë artistët ferizajas, por që këta artist jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, është baritoni Xhemil Rexhepi, ndërsa me violinë do ta kemi Arta Prekadinin.
Ndërsa me 11 qershor është paraparë që në shkollat fillore dhe të mesme, të kemi orën e historisë, që organizohet nga Drejtoria e Arsimit për të vazhduar tutje me një ekspozitë me eksponante nga zyra për trashëgimi kulturore ku do të mbahet në sheshin “Hyre Emini”.
Këtë vit do ta kemi një festival muzikor i kampingun, festival i cili do të mbahet për here të parë në Komunën e Ferizajt dhe është “Ferforest” i cili do të mbahet në Neredime, kjo do të jetë një përvojë e re dhe uroj që ky festival të ketë një jetëgjatësi dhe të mbetet festival tradicional në komunën tonë”, është shprehur drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

Ndërsa sa i përket 20 vjetorit të Çlirimit të Ferizajt, Komuna e Ferizajt, këtë viti jubilar i ka kushtuar një rëndësi më të madhe dhe është kujdesur që në këtë ditë ta fillojë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të Komunës sonë, për të vazhduar tutje me një akademi solemne, ndërsa në orën 20:00 në palestrën e sporteve “Bill Klinton” është përpare që të mbahet një koncert festiv me ç’rast do të marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img