Muharrem Ramdani kishte ardhur nga Suedia për pushime në Kosovë. Por i ndodhi që të humb portofolin me par dyhe dokumenta.
Fati deshi që atë ta gjenë katër nxënës të shkollës së mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Shpend Hysenaj, Osman Mehmeti, Arbnor Hasimi dhe Ard Mehmeti, me të gjetur portofolin e në të cilin gjendeshin 1300 euro dhe 5000 kruna Suedeze, në bazë të dokumenteve që ishin brenda kërkuan dhe e gjetën pronarin Ramadan Muharremi.
Ramadan Muharremi, përveç që i ka falënderuar personalisht këta djem ka kontaktuar edhe Ferizajpress që edhe publikisht ti falënderojë për këtë gjest human.
“Ka shumë raste nëpër botë ku njerëzit tregojnë humanitetin. Por edhe Kosova ka plotë kësi njerëz” ka thënë pronari i protofolit Ramadan Muharremi, i cili ka falënderuar shumë këta të rinjë për gjestin e tyre.
Por si duket për këta djem kjo sjellje nuk të habit pasi edhe Drejtoresha e kësaj shkolle kishte shumë fjalë të mira.
Qenka një rast vërtet human. Por nuk më habit kjo se vërtetë këta nxënës të cilët janë në klasën e XII-të edhe në shkollë janë shembullorë” ka thënë Bahrije Hoxha, drejtoreshë e shkollës së mjekësisë.