Lajme

Gjermani s’do që shqiptari të largohet

By FerizajPress

November 10, 2016

Rolf Schekerka është një njëri me qëndrime të qarta: “Unë duhet të merrem me gjëra për të cilat me të vërtetë nuk kam kohë”, thotë ai. Ai vepron në Buchholz, në një agjenci të ushqimit të detit, shkruan ‘kreiszeitung-wochenblatt.de’.

Ai ka një mision të madh para vetës. Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve në Buchholz, duhet të pengojë që shqiptari Marenglen Pisha të mos dëbohet nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.

Kjo është një problem, pasi Pisha është nga Shqipëria dhe vendi i tij është shpallur i sigurt. Leja e punës e Shqipërisë i skadon në fund të vitit dhe ai duhet të kthehet në vendin e tij.

Shqiptari ka bërë gjithçka për t’u integruar, por kjo nuk mjafton. E vetmja mënyrë është që ai të kthehet në Shqipëri dhe të marrë leje në Ambasadën Gjermane në Tiranë.

Por, kjo është problem, pasi do të duhen muaj që ai të marrë takim në Ambasadë dhe më pas të kërkojë leje. Schekerka ka kritikuar edhe politikanët, derisa i ka njoftuar të gjithë për këtë rast.

Ai po bën çfarë është e mundur që 24-vjeçari shqiptar të mos dëbohet dhe të vazhdojë punën e tij në Gjermani.

.