Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim biznesmen gjerman të cilët kanë shprehur interesimin që të investojnë në komunën e Ferizajt.
Ky delegacion gjerman kryesisht ka shprehur interesimin për investime në industrinë e automobilave, tekstilit dhe elektrikes.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes faqes zyrtare në rrjetin social.
Ky është njoftimi i kryetarit Aliu.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres delegacionin gjermanë me mysafirët Peter Bolten, Christian Prause, Ëido Ëeyer, Dennis Weyer, Wolfgang Mursch dhe Kushtrim Grainca nga kompanitë MUNDA Textile Lichtsysteme GmbH dhe Mentor GmbH & Co. Präzisions-Bauteile KG të fokusuar në industrinë automobilistike, përkatësisht prodhim të tekstileve dhe elektrikë, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Ferizaj, e që i konfirmova gatishmërinë tonë për të mirëpritur këtë investim që ka potencial të hap qindra vende të reja puna për ferizajasit” ka shkrua Aliu.