02,06,2025

Gjermanët të gatshëm të investojnë 30 milionë euro në Ferizaj

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës.

Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt.

“Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë”, ka thënë me këtë rast, zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Nga ana tjetër, presidenti i kompanisë “Unitas Energy” Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan.

“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milionë euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshi Greqinë dhe Turqinë”, ka thënë Juraschek.

Pjesëmarrës në këtë takim bashkë me Dardan Gashin ishte dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prani e shtuar e kafshëve të egra, policia apelon për kujdes dhe siguri në zonën malore të Shtërpcës

Të nderuar qytetarë dhe vizitorë, Bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img