12,01,2026

Gjendet pa ndjenja në Ferizaj personi që u largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në lojërat e fatit

Must Read

Viktima mashkull i raportuar nga familjarët si i zhdukur në polici është gjetur në qytetin e Ferizajt. Policia ka njoftuar se ai është gjetur pa ndjenja në një rrugë në Ferizaj ndërsa me ndihmën e familjarëve është sjell për intervistim.
Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

I njejti ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

“ Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img