Gjendet një grua e vdekur në Ferizaj

Share

Një grua 57 vjeçare është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë së Madhe në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar  edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani

“Po mund të konfirmoj për vdekjen e një gruaje e lindur më 1964. Është gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, afër Xhamisë së Madhe. Vdekjen e ka konstatuar emergjenca e Ferizajt, sipas të gjitha gjasave është vdekje e natyrshme”, ka thënë Shabani

Të ngjashme: