Ferizaj. 23.07.2016. Humb jetën një fëmijë në një gropë me ujë në mes të fshatit Zllatar dhe Ramjan të Vitië. Rasti ka ndodhur pasi që fëmijët e fshatit Zllatar po freskoheshin në këtë gropë me ujë ku edhe papritmas ky fëmijë humbi.
Rasti është lajmëruar në polici dhe policia pas disa orë kërkimesh dhe pasi ka zbrazur këtë gropë, ka gjetur kufomën e fëmijës e cila është dërguar për obduksion në Institutin e mjekësis ligjore.
Fëmiu të cilit i’u gjet kufoma në gropë mes fshatit Zllatar dhe Ramjan, në vendin e quajtur “Bagdad” është rreth 12 vjeçar, i cili sapo ka përfunduar klasën e 6 të shkollës fillore.
Konfirmimin e vdekjes e ka bërë dr Flamur Llabjani dhe infermieri Nehat Ademi,ndërsa bëhet e ditur se fëmiu është nga familja Kurti të Zllatarit.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i fshatit Zllatar z. Xhevat Sallahu./FerizajPress