19,07,2025

Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që u zhduk muaj më parë

Must Read

Është gjetur pa shenja jete 41-vjeçari, Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut, që ishte zhdukur muaj më parë.

Ai është larguar nga shtëpia e tij rreth 5 muaj më parë për të mbledhur kërpudha në mal dhe nuk është kthyer më.

Lajmin për gjetjen e vik*timës e ka bërë të ditur një faqe në rrjetin social Facebook.

“Kaçanik, Begracë. Gjendet pa shenja jete, Muhabi Islami personi i cili ishte zhdukur para disa muajve i moshës 41 vjeç nga fshati Begracë. Ngushllime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, vik*tima sipas familjarëve me datën  07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia duke mos u kthyer më.

Pa njoftimit nga familja për zhdukjen e tij, ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrfikësve dhe 40 vullnetarë, kishin nisur kërkimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img