04,03,2025

Gjenden veturat e vjedhura

Must Read

Përmes rrugëve operative dhe në bashkëpunim me policinë rajonale në Prizren, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Njësia e Autokrimeve në Ferizaj, kanë arritur të gjejnë edhe veturën e dytë të vjedhur në Ferizaj dy javë më parë.
Më datën 16.07.2017, në garazhën e viktimës, B.Q. në rrugën “Mulla Idriz Gjilani” në Ferizaj, janë vjedhur dy vetura të tipit, “BMW X5” dhe “BMW X7”. Pas raportimit të rastit, policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta gjejë veturën, “X 7”, e cila ishte lënë dhe braktisur në Prishtinë. E njejta i është kthyer pronarit.
Dje ndërkaq, policia ka pranuar informatën se edhe vetura tjetër, “X 5” ndodhet në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.
Njësia e Autokrimeve në Ferizaj, në bashkëpunim me njësinë homologe të Prizrenit, e kanë konfiskuar veturën , e cila pas egzaminimit do ti kthehet pronarit, B.Q. nga Ferizaj.
Policia është duke hetuar këtë rast dhe po punon në zbulimin dhe kapjen e të dyshuarve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img