Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Ferizaj

Must Read

Disa mjete të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Gerlicë të Komunës së Ferizajt.

Në raportin e policisë thuhet se mjetet e pashpërthyera janë hasur nga një person gjatë kohës sa ishte duke punuar.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur-vërejtur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në raport, transmeton lajmi.net.

Ekipet e FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Jona Arifi u zgjodh “Vullnetarja e Vitit 2025”

Në kuadër të agjendës për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosova, është mbajtur ceremonia e shpalljes së “Vullnetari...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img