27,12,2024

“Giancarlo Milanese hair academy”  mbanë aktivitet  informues për parukri në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.12.11.2016. Përfaqësues të kompanisë “Giancarlo Milanese  hair academy”  nga Italia  këtë të shtunë  kanë mbajtur një aktivitet njoftues  në Ferizaj për të gjitha të interesuarat  për profesionin e parukerisë.

Me këtë rast përfaqësues të kësaj kompani e cila është edhe kampion i botës në parukeri kanë prezantuar punën dhe mundësit për të gjithë të interesuarit që  të studiojnë në këtë shkollë parukerie.

“Giancarlo Milanese  hair academy”  është e vetmja shkollë tre vjeçare në Shqipëri e cila është hapur në tetor të këtij viti. Kjo shkollë ka për qëllim të aftësoi nxënësit me metodat më të avancuara evropiane në këtë lëmi në shkollën e cila momentalisht është e hapur në Tiranë Pas përfundimit të shkollimit tre vjeçar  këta nxënës kanë mundësi të vazhdojnë  studimet master për dy vite në Itali” tha Lediana Meti përfaqësuese e kompanisë.

Lediana Meti bëri të ditur se këso aktivitete janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe  së shpejti pritet  që edhe këtu të hapet një shkollë e tillë.

“Pas përfundimit të kësaj shkolle lëshohen diploma e që llogaritet si një shkollë e rregullt e cila jep mundësi të shkollimit të mëtutjeshëm” tha Meti.

Gjatë këtij aktiviteti para të pranishmëve u  prezantuan edhe disa nga metodat e punës  dhe specifikat në lëmin e parukerisë.

15050030_1183693551677556_1203139143_n 15057926_1183693558344222_791787634_n 15058693_1183693571677554_875969215_n 15050298_1183693591677552_10649161_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img