Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj Adem Salihaj, rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e mbajtura të dielën i quajti shkatërrim për LDK-në. Për këtë Salihaj fajësoi Isa Mustafën, dorëheqjen e të cilit thotë se e ka kërkuar që sa kohë.
Por ndaj Salihut ka reaguar anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, dhe asamblist në Asamblenë Komunale nga LDK, Gëzim Kokollari;
Kokollari ka shkruar se edhe Adem Salihu ka luajtur të njëjtin rol në degën e LDK-së në Ferizaj dhe se është njëri nga më meritorët në përçarjen dhe eliminimin e figurave të reja në LDK në degën e Ferizajt.
“Flet për reformimin e degës se LDK-së në Ferizaj, humbësi serik i zgjedhjeve, njeriu më meritor për përçarjen dhe eliminimin e figurave të reja ne LDK. LDK-së i duhet reformë e thellë dhe jo riciklime të figurave të konsumuara” ka shkruar Gëzim Kokollari..