25,11,2024

Gëzim apo shqetësim për Drenasin?

Must Read

Nga zgjedhjet e së dielës në Drenas të gjithë dolëm keq. Secili subjekt, përfshirë edhe kandidatin e pavarur, kishte pritur më shumë sukses.

Përkundër përpjekjeve për të mos u dukur, që të gjithë jemi të dëshpëruar.
Më shumë se të dëshpëruar, që të gjithë, jemi të shqetësuar.

Megjithatë, në këtë situatë të re të krijuar tash, kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli, më mirë se të gjithë ne të tjerët, pranoi gjendjen jo të mirë atje.

Ai, sinqerisht, deklaroi se me 4 dhjetor e mori mesazhin nga Drenasi.

E mori mesazhin për gjendjen e vërtetë atje dhe ai, karshi këtij realiteti, besoj që sinqerisht, premtoi për të ardhmen.
Por, më tepër se premtim, kjo ishte një kërkimfalje nga ana e tij. Kërkimfalje nga pozita e kryetarit të partisë e në emër të kryesisë së saj.

Ishte një kërkimfalje për zhgënjimin që ne, PDK-ja, ua kemi shkaktuar mijëra qytetarëve të cilët, në tri vitet e fundit, e humbën besimin në ne dhe nuk dolën fare në zgjedhje.

Ishte një kërkimfalje për ata që dikur besuan se PDK-ja ishte partia e duhur për ta por që në këto zgjedhje përkrahën kandidatin e pavarur.

Ishte kjo një kërkimfalje, më shumë se sa falenderim, drejtuar afër 10 mijë votuesve të devotshëm të cilët atë ditë votuan për ne, votuan për PDK-në.

Po, ishte një kërkimfalje por edhe një premtim se në të ardhmen, për Drenasin dhe për qytetet tjera të Kosovës, më nuk do të vendoset nëpër zyret e Prishtinës, krejt shkëputshëm nga qytetarët dhe pa respektuar fare vullnetin e tyre.

E fundit, nëse nuk është kuptuar kështu deklarimi i Kadri Veselit atëherë, Partia Demokratike e Kosovës, në mënyrë shumë më të thjeshtë, duhet t’u kërkoj falje qytetarëve të Drenasit për dështimet e saj atje dhe duhet t’u premtoj atyre se në zgjedhjet e ardhshme ajo nuk do të bëjë gabime siç ka bërë tash por do të përmbush obligimet e veta që dalin nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke iu kërkuar falje për të kaluarën, mund të kthejmë besimin për të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img