11,02,2025

Ferizaj: Gënjeu se i vodhën një zinxhir, policia arrin të zbardhë rastin

Must Read

Një person kishte lajmëruar policinë se persona të panjohur i kishin grabitur një zinxhir floriri nga qafa gruas së tij në Ferizaj.

Por, rasti është cilësuar si lajmërim i rrejshëm, pasi policia ka arritur të siguroj prova të mjaftueshme se ngjarja ishte inskenuar nga burri dhe gruaja, thuhet në raportin e policisë.

“Gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit policorë , kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, që nuk kishte ndodhur grabitja, siç edhe e kishin raportuar, por që pas intervistimit nga policia , në prani edhe të avokatit mbrojtës, të dytë kanë pranuar në tërësi, se ishte një inskenim, pasi kishin një mosmarrëveshje në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, ndaj të dyshuarit A.L është inicuar edhe një rast tjetër ‘’Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçar’’, ngaqë viktima R.SH është nën moshën 16 vjeçe dhe bashkëjetonte me të dyshuarin e cila pastaj i kthehet familjes së saj.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy rastet mbeten në procedurë të rregullt, duke u hetuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj L.F., i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë 

Ferizaj, 7 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img