27,11,2024

Gecaj godet fort Pacollin: S’mund të më shesë mend (VIDEO)

Must Read

Bajram-Gecaj-645x358

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel i ka reaguar Behgjet Pacollit kur thotë se shteti i Kosovës ka dështuar me lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Behgjet Pacolli ka qenë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës në kohën kur janë organizuar zgjedhjet serbe. Bile në atë kohë kanë qenë 10 qendra grumbulluese të votave ndërsa tani ishin 5 të tilla. Unë mund ta pranojë një qëndrim të tillë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk ka qenë kurrë në qeveri qendrore dhe besoj që nuk do të jetë kurrë, por nuk mund ta pranoj prej dikujt që ka qenë pjesë e qeverisë në kohen kur ka pas zgjedhje serbe”, ka thënë Gecaj në “Kontakt”.

Sipas tij, Behgjet Pacolli nuk mund të më shesë mend për diçka kur vet i ka lejuar ato zgjedhje në kohën kur ishte në qeveri.

“Por edhe atëherë edhe tani ne e kemi respektuar dy shtetësinë e qytetarëve të Kosovës, jo Serbinë”, ka thënë Gecaj.

Zëvendësministri Gecaj i cili së fundi është emëruar edhe koordinator i Qeverisë së Kosovës për Luginë ka folur edhe për vizitën e fundit që ka zhvilluar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Ne kemi kërkuar lejë nga autoritetet serbe përmes zyrës sonë ndërlidhëse që kemi në Beograd dhe si e tillë na është mundësuar vizita. Në Luginë isha me dy vetura të Republikës së Kosovës, por të cilat në Beograd kanë regjistrimin e BE-së. Ishte një vizitë normal, Policia e Serbisë na ka siguruar gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe për idenë e krijimit të Fondit për Luginën, ka folur për riformatizimin e qeverisë, për edhe për prishjen e bllokut opozitar./Tribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=videoseries?list=PL-sMILPl2e_KjqM6YM2aAyflevG2QiPp_]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img