19,11,2024

Gazetari i njohur, Halil Halili, ka nevojë për ndihmën tuaj për shërim

Must Read

Një iniciativë për grumbullim të mjeteve për shërimin e gazetarit Halil Halili, është ndërmarrë sot në qytetin e tij të lindjes, Viti.

Iniciativa e miqve të Halitit, Skender Ismajli dhe Albulean Bajrami, ka gjetur përkrahjen edhe nga shumë njerëz të vullnetit të mirë. Por nevojitet akoma më shumë ndihmë.

Në qendër të qytetit të Vitisë është vendosur një arkë në të cilën të gjithë mund të kontribuojnë, për Halilin, për ta fituar ai betejën me sëmundjen.

Halil Halili, 32 vjeç, është diagnostikuar me një sëmundje serioze. Për shërimin e tij, kërkohet një shumë e madhe parash për ta dërguar në një klinikë të specializuar në Turqi.

Halil Halili, gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare, është diagnostikuar me një sëmundje serioze një muaj më parë, shërimi i të cilës mund të bëhet vetëm në klinika të specializuara jashtë vendit.

Miqtë dhe familjarët kanë bërë një fushatë për ta ndihmuar atë.

Prandaj, ju bëjmë thirrje gjithë bizneseve dhe njerëzve vullnetmirë që ta ndihmojnë Halil Hailin që ta fitojë këtë betejë të vështirë.

Kjo është llogaria rrjedhëse ku mund të dërgoni paratë për shërimin e Halil Halilit: XK05-1708003028686833

Ju, po ashtu, mund ta ndihmoni atë duke dërguar mesazh në numrat e telefonit në IPKO: 55006 me tekstin “Halili” e po ashtu edhe në VALA me numër 55244 me tekstin “Halili”.

Gjithashtu, deshironi te kontribuoni direkt, telefononi ne numrin 038767676.

Ju lutemi, bëhuni pjesë e kësaj kampanje, kontribuoni duke dhënë mjete për Halilin dhe duke e shpërndarë këtë njoftim te miqtë dhe familjarët tuaj.

Ju lutemi, bëhuni pjesë e kësaj kampanje, kontribuoni duke dhënë mjete për Halilin dhe duke e shpërndarë këtë njoftim te miqtë dhe familjarët tuaj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img