18,12,2025

Gati komedia “UN Inspektori”, premiera e dytë e sivjetme e Teatrit “Adriana”

Must Read

Skena e Teatrit “Adriana” është e vogël për kryeveprat që inskenon dhe trupën dyshifrore të cilët pa rreshtur po përgatisin si asnjëherë më parë, prodhime të veçanta e vlerësuara teatrore dhe lojë fantastike të akëcilit prej tyre.

Edhe 4 ditë, në skenën e Teatrit “Adriana” do të ngjiten 15 aktorët ferizajas për t’i dhënë miqve të teatrit shfaqjen me plot situata komike, eksplorimin e lakmisë, imoralitetit, veseve njerëzore dhe goditjen rrënuese që i jep shoqërisë e shtetit, korrupsioni dhe zhvatja.

Kushtrim Qerimi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Kushtrim Emërllahu, Milot Salihu, Edona Berisha, Dardana Mehmeti, Urata Shabani, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Valdrin Osmani, Ali Krasniqi, Durim Neziri, Ekrem Jakupi dhe Nexhat Xhokli janë kasti që këtë të premte nën regjinë e regjisorit të mirënjohur, Erson Zymberi çelin perden e shfaqjes së dytë premierë, komedisë “UN Inspektori”, prodhim i Teatrit “Adriana”.

Të qeshura, reflektim mbi dobësitë njerëzore, intriga dhe lojë e mahnitshme e aktorëve tanë janë ato që mezi presin ndjekësit shumëvjeçar të prodhimeve dhe inskenimeve në Teatrin “Adriana”.

Dhjetëra biletat veçse janë prerë, duhet të vraposh për ulësen tënde në premierën e 28 Qershorit, po nuk e arrite mos u dëshpro, më 29 Qershor rezervo më herët të ndjekësh reprizën!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Elmi Reçica: Heqja e masave nga BE-ja, meritë e diplomacisë së Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka reaguar pas lajmit për heqjen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img