18,11,2024

Gashi: S’ka fakte se është shantazhuar ndonjë deputet (Video)

Must Read

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet”, ka thënë se nuk ka asnjë fakt deri tani që është shantazhuar ndonjë deputet.

Në studion e Info Magazines në Klan Kosova ku po debatohet në lidhje me presionin që po u bëhet deputetëve për ta ndryshuar qëndrimin politik lidhur me formimin e institucioneve, Gashi tha se deputetët nuk mund të ndikohen nga një presion, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk kemi pa asnjë fakt deri tani që është shantazhuar një deputet, ne theksojmë se Labinot Tahiri nëse ka shantazh, asnjëherë nuk e ka paraqitur në opinion publik, nuk kemi hasur dhe nuk jemi në dijeni që ai është shantazhuar”. “Unë nuk e di ku mund të jetë i përfshirë Labi në mënyrë që do të mund ta shantazhojnë”.

“Nuk mund të themi që këta deputetë shantazhohen, në Kosovë nuk mund të ketë ndikim, deputetët nuk mund të ndikohen nga një presion”.

“Nëse do të kishte argumente do të ketë punë edhe prokuroria, por deri tani unë s’kam dëgjuar”.

“Shkeljet duhet të konfirmohen, e jo të themi Teuta e Labi po duan të ia japin votën PAN-it për shkak se po shantazhohen, ne duhet t’i konstatojmë dhe t’i drejtohemi edhe gjykatës, më mirë është në këtë formë”.

“Çdo parti që ka interes politik publik dëshiron të merr mandatin e tyre, por në asnjë mënyrë nuk ka mundësi për të krijuar qasjen e tyre për të thënë ky po e ruan shtetin, sepse vota e qytetarit përcakton fituesin”.

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që sovrani e përcakton fituesin, ne si shoqëri civile, që PAN-i dhe çdo parti politike të krijojnë institucionet, por në çfarë mënyre është problemi i tyre. Presioni duhet të ekzistojë tek partitë politike jo tek individët”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img